Ndërprerja e investimeve pak vite më parë, për urbanizimin e fshatit Hot I Ri ka sjellë në shumë raste vështirësi për banorët e zonës.
Janë rreth 300 metër rrugë të cilat kanë mbetur pa u përfunduar si shkak I tërheqjes së kompanisë kontraktuese duke I lënë banorët të përballen me baltën dhe gropat me ujë çdo ditë. Sipas tyre, rrugën u duhet ta mirëmbajnë vetë.
Banorët tregojnë se e kanë humbur shpresën tek institucionet.
Qindra familje të fshatit Hot I ri prej 30 vitesh përballen me mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore por edhe në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha ku banesat nuk furnizohen më ujë prej vitesh edhe pse janë bërë të gjitha punimet e nevojshme.