Kjo shtyllë është rrëzuar përtokë. ndërsa ky kazan mbeturinash ka përfunduar në kanalin kullues si pasojë e përplasjes së fuqishme nga automjetet që ecin me shpejtësi të lartë
Këto raste janë shënuar gjatë natës , ndërsa shoferët që po dëmtojnë investimet publike largohen të qetë , ndërsa institucionet përgjegjëse nuk veprojnë
Rruga nga Ura e Bardhajve e deri në hyrje të Postribës është bërë me standarte mirëpo jeta e kalimtarëve rrezikohet cdo ditë. Norma më e lartë e automjeteve verehet nga Hot i Ri deri në Postribë ku përvec aksidenteve të rënda investimet publike janë një tjetër dëm i shkaktuar
Ndërkohë, krahas rrezikut për drejtuesit e mjeteve që mund të përfshihen në aksidente rrugore, të rrezikuar janë edhe banorët e zonës.
Gjatë 3 viteve të fundit aksidente të shumta janë shënuar në afërsi të fshatit Hot i Ri. Banoret bejne apel për vendosjen e bumeve ne mënyre qe drejtuesit e automjeteve te ecin me ngadalë