Mungesa e investimeve në zonat rurale ne Shkodër është një nga problemtikat me të cilat përballen shpesh jo pak banorë që jetojnë në këto zona. Infrastruktura e dobët e rrugëve në disa lagje të fshatit Hot i Ri në njësinë administrative Rrethina është një problematikë e njohur prej kohësh e cila nuk gjen zgjidhje pavarësisht kalimit të kohës.
Banorë të kësaj zone tregojnë se qarkullimi në këto rrugë është i vështirë në të gjitha stinët e vitit.
Ndërkohë, këta banorë e shohin si të nevojshëm ndërtimin e rrugëve të fshatit
Banorët e fshatit Hot I Ri përballën me problematika të shumta sociale dhe ekonomike, përveç infrastrukturës rrugore, në këtë fshat prej 10 vitesh mungo edhe furnizimi me ujë të pijshëm.