Dhjetra banorë në Hot të Ri të Njësisë Administrative Rrethina, prej kohësh vuajnë mungesën e herë pas hershme të energjisë elektrike. Sipas tyre, në këtë zonë, shkëputjet vijojnë nga 2 deri në katër orë, përderisa problematikat shtohen sidomos kur moti vështirësohet. Këta të fundit shprehen se janë ankur jo rrallë herë pranë OSHEE Shkodër, megjithatë asgjë nuk është bërë për zgjidhjen e problemit. Ikja e dritave është kthyer në një rutinë të zakonshme. 

Përveç problemeve me energjinë elektrike, banorët e kësaj zone vuajnë edhe mungesën e punësimit dhe vëmendjen e dorës së shtetit në shumë sektor. Ata shprehen se ndjehen të braktisur, përderisa premtimet nuk kanë munguar asnjëherë nga politika për rregullimin e situatës.  Energjia elektrike në këtë zonë vazhdon të ketë problematika edhe për shkak të rrjetit tejet të amortizuar, i cili ka nevojë për ndërhyrje. Një erë e lehtë dhe shkëputja e energjisë në këtë zonë varion me orë të zgjatura, duke qenë një problematikë jo e vogël për banorët, sidomos në temperaturat e ftohta të stinës.

Artikulli paraprakMAKINA HAP ZJARR NË DREJTIM TË NJERËZVE, DISA TË PLAGOSUR NË ITALI
Artikulli tjetër“PA PLOTËSUAR KUSHTET NUK HAPET MARKATA”