Njësia Administrative Rrethina është një tjetër njësi e cila ka përfituar nga projekti “Pastrimi i Kanaleve Kulluese”. Pasi ka përfunduar puna në pastrimin e kanaleve kulluese në fshatin Golem,
banorët e kësaj njësie të larguar nga skema e ndihmës ekonomike që janë punësuar përmes këtij projekti, po vazhdojnë punën për pastrimin e kanalit vaditës në Hot të Ri.
Një nga këta është edhe Gazmend Hoxha i cili pasi është përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike është punësuar në njësinë Rrethina ku prej tre javësh është angazhuar për pastrimin e kanaleve kulluese e vaditëse
Përveç mbështetjes ekonomike për familjet më në nevojë, ky projekt ka një impakt të madh në përmirësimin e sistemit të kullimit.
Projekti “Pastrimi i Kanaleve Kulluese Bashkia Shkodër” përveç punësimit të kryefamiljarëve të familjeve më në nevojë, po jep dobinë e tij në territor përmes realizimit të punëve publike.