Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër ka vijuar këtë të mërkurë aksionin për lidhjet e paligjshme në Hot të Ri të Njësisë Administrative Rrethina.
Sinjalizimi është bërë nga vetë banorët e zonës, të cilët janë ankuar për mungesën e ujit në çezma. Janë konstatuar disa lidhje të paligjshme, ndërsa një ekip i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve ka vijuar punën për heqjen e një pjese të tubave.
Me ndihmën e Policisë së Shkodrës është bërë i mundur neutralizimi i konflikteve, ndërsa nuk kanë munguar rastet që kanë kaluar për procedim penal.
Në vazhdim, sipas drejtori Mark Molla, pritet të ketë inspektime të tjera në zona të ndryshme të Shkodrës. Synimi kryesor është goditja e paligjshmërisë dhe dërgimi i tyre para ligjit.