Si pasojë e shpejtësisë me të cilën kalojnë makinat në Hot të Ri në njësinë administrative Rrethina, jeta e banorëve të zonës apo edhe e kalimtarëve të rastësishëm është në rrezik.

Kjo rrugë, gati 5 km e gjatë, është kthyer jo pak herë në burim aksidentesh. Banorët që jetojnë në këtë zonë thonë se kanë frikë të kalojnë në këtë rrugë.

Jashtë kamerës, disa banorë thonë se kanë humbur pjestare te familjeve e tyre për shkak të shpejtësisë më të cilën makinat kalojnë ne aksin Hot i Ri – Postribë. Mungesa e ndriçimit në këtë rrugë është një problem tjetër që kanë banorët e kësaj zone.

Gjatë viteve, kjo zonë nuk është monitoruar nga policia apo institucionet përgjegjëse. Banorët disa herë kanë bërë apel për kontrolle të vazhdueshme të policisë rrugore në mënyrë që te shmangin qarkullimin me shpejtësi të automjeteve,

por deri tani një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. Ndërkohë, nuk mungojnë rastet kur në këtë zonë janë shënuar aksidente të shumta me pasoja në njerëz.

Artikulli paraprakNGACMOI SEKSUALISHT 15-VJEÇAREN, ARRESTOHET POLICI NË SHKODËR
Artikulli tjetërGRILË, FSHATI ME UJË TË NDOTUR