Nëse shkarkimet nga hidrocentralet kur të nisin reshjet e shiut kalojnë 1800 metër kub në second atëherë Shkodra përmbytet sërish. Është drejtori i bordit të kullimit Ardit Hotaj ai i cili thotë se kanalet kulluese aktualisht nuk mund të përballojnë një kapacitet mbi 1800 metër kub në sekond ujë që shkarkohet.
Problem mbetet hidrovori i Çasit në Velipojë që ka vetëm një pompë në punë ndërsa linjë të dytë për energjinë elektrike aktualisht është e pamundur që të bëhet.Gjithsesi drejtori Hotaj shprehet se është një firmë e cila po mirëmban prej 3 vitesh hidrovorin e Çasit.Sa i përket Malësisë së Madhe drejtori Hotaj thotë se ka mungesë buxheti për të investuar me projekte atje.Aktualisht janë bërë disa ndërhyrje për pastrimin e kanaleve kulluese por sërish rreziku nga përmbytjet është i madh duke qenë se mungojnë investimet madhore që do ta zgjidhnin këtë problem përgjithmonë.