Rrezikshmëria që përbën rrjeti elektrik në fshatin Hot I Ri është tepër e lartë. Shtyllat prej druri në të cilat përshkohet I gjithë rrjeti elektrik , janë tejet të amortizuara e bashkë me to edhe telat e energjisë të cilët qëndrojnë në një distancë të shkurtër prej tokës.

Nuk kanë qënë të pakta rastet kur telat janë shkëputur tregojnë banorët por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Por përvec këtij problem një tjetër sipas banorëvë ka të bëjë edhe me mbeturinat të cilat sipas tyre depozitohen në afërsi të këtij fshati nga persona të ndryshëm, të cilët në mungesë të kazanëve i shkarkojnë mbeturinat në këtë zonë.

Në këtë fshat nuk është vënë dorë të paktën prej 3 dekadash, ndërkohë banorët apelojnë që pushteti vendor të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në fshatin Hot i Ri

Artikulli paraprakLEZHË, SHPËRTHEN KARBURANTI, 6 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHKODËR, PARKIMET DYSHE RËNDOJNË TRAFIKUN