Mungesa e sinjalistikës në rrugën e fshatit Hot i Ri në njësinë administrative Rrethina vë në rrezik sigurinë e jetës së banorëve. Përgjatë gjithë rrugës mungojnë tabelat e limitit të shpejtësisë, kjo bën që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi tejet të lartë. Banorët thonë se kufizuesit e shpejtësisë nuk janë mjaftueshëm, ndaj përballë kësaj situatë ndihen të rrezikuar kryesisht fëmijët apo të moshurit.
Banorët kërkojnë nga institucionët përgjegjëse të marrin masat e nevojshme , pasi mungesa e sinjalistikës shpesh herë kthehet në burim aksidentesh.
Në aksin e fshatit Hot I Ri është e nevojshme edhe monitorimi nga policia që të mos lejojë automjetet apo motorçikletat të lëvizin me shpejtësi, apo të kryejnë parakalime të gabuara pasi mund të kthehen në burim aksidentesh.