Moti I ngrohtë dhe I qëndrueshëm ka bërë që në fshatin Hot I Ri të thahen puset prej të cilave qindra familje janë furnizuar me ujë të pijshëm. Të gjendur në vështirësi, ata tregojnë se gjatë muajve të fundit kanë furnizuar banesat e ujin që vadit tokat e tyre, që sipas tyre nuk duhet konsumuar për shkak të elementëve të dëmshëm që përmban.
Ndërkohë, në këtë zonë prej 14 vitesh është shtrirë sistemi I shpërndarjes nga Ujësjellësi por akoma nuk është vënë në punë.
Një nga banorët ka një thirrje edhe për deputetët të cilët kanë premtuar rikthimin e ujit në këtë zonë prej vitesh.
Banorët e fshatit Hot I Ri për zgjidhjen e këtij problemi I janë drejtuar edhe gjykatave por sërish nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për furnizimin me ujë të banesave të tyre.
Sot, me tharjen e puseve, ata kërkojnë që institucionet të marrin masa pasi tashmë u duhet të shkojnë të mbushinm bidonët në burimin më të afërt dhe në rastin më të keq, ta blejnë ujin, të cilin shteti duhet t’ua sillte deri tek rubineti