Ndotja në njësitë administrative të bashkive të qarkut Shkodër vijon të jetë e lartë.
Një konstatim të tillë e bën pedagogu dhe eksperti i mjedisit Mahir Hoti. Edhe pjesa e qytetit të Shkodrës vuan problemin e ndotjes. Institucionet përkatëse që janë disa duhet të zbatojnë ligjin për mbrojtjen e mjedisit. Hedhja e mbetjeve pa kriter në shumë prej zonave të Shkodrës dhe më gjërë është një problematikë që nuk po gjen një zgjidhje përfundimtare.