Partia Socialiste dhe LSI kanë shpallur zyrtarisht listat e kandidatëve për deputetë por këto regjistrimi i tyre në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është i paligjshëm.

Nënkryetari i PD në Shkodër Bujar Hoti njëkohësh avokat me profesion shprehet se në 18 qershor nuk do të jetë zgjedhje fasadë siç pretendon mazhoranca. I pyetur për listën e kandidatëve për deputet të PS dhe LSI për qarkun e Shkodrës, Hoti shprehet se shkodranët do të jenë të përfaqësuar denjësisht vetëm me listën e kandidatëve për deputetë që do të shpallë PD pasi të shtyhen zgjedhjet.

Nënkryetari Hoti ftoi gjithë qytetarët shkodran për të marrë pjesë në protestën e 7 majit në Kavajë, datë kur në këtë qytet zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për bashkinë. Më shumë se të gjithë shkodranët janë të bindur për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit përfundoi nënkryetari i PD në Shkodër Bujar Hoti duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprakLOJËRAT E FATIT, POLICIA SEKUESTRON 30 PAISJE ELEKTRONIKE
Artikulli tjetërPREFEKTI RADOVANI, INSPEKTON URËN E BUNËS