Drejtori i pergjithshem i pyjeve dhe kullotave e quan mase ekstreme por te domosdoshme moratoriumin e pyjeve te vendosur nga ministria e mjedisit.
Drejtori Ylli Hoxha thekson se shume shpejt do te dal nje vendim i keshillimit te ministrave i cili do te shpjegoje ne menyre te detajuar se si do te funksionoje prodhimi i druve te zjarrit kryesisht per popullsine dhe rolin e rendesishem qe do te kete bashkia Shkoder. I pyetur se sa e demtuar eshte siperfaqja e qarkut Shkoder drejtori Hoxha shprehet se jemi ne humbjen e fondit pyjor mbi masen 20 perqind.Pr/ligji përfshin një moratorim 10 vjeçar për ndalimin e prerjes së pyjeve me qëllim fitimi si dhe kalimin 100% nën menaxhimin e pushtetit vendor.E thene ndryshe tashme bashkia Shkoder do te jete pergjegjese per menaxhimin total dhe cdo parregullsi qe mund te paraqitet ne te ardhmen edhe pse 60% e pyjeve ka qenë para viteve 2013 në menaxhim të pushtet vendor. Ne baze te vendimit te keshillit te ministrave do te percaktohet qarte edhe siperfaqja ne te cilen do te nderhyhet ne menyre te kontrolluar me sasine e percaktuar nga bashkia shkoder e cila do ta kete nen kopetence.