Me dhjetra infermierë kanë emigruar gjatë 2016-ës por edhe këtë fillim viti drejt vendeve të Europës apo edhe në Amerikë dhe Kanada duke nisur një karrierë të re.
Emigrimi i tyre ka lënë jo pak vende bosh në spitale apo qendrat shëndetësore. Një emigrim ka edhe nga Shkodra, kjo konfirmohet në ditën ndërkombëtare të infermierit nga kreu i urdhërit të infermierit Imir Hoxha. Hoxha tregon edhe arsyet përse emigrojnë infermierët. Kohët e fundit kërkohet që të merren masa nga ministria e shëndetësisë dhe qeveria në mënyrë që të parandalojnë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve.