Në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër janë rreth 60 persona që janë rezidentë. Ata kanë vendosur që tashmë pleqërinë e tyre ta kalojnë në këtë institucion. Stafi I shtëpisë së të moshuarve sëbashku me drejtorin Fatjon Hoxha si pjesë e punës së tyre kanë të menduar dhe organizuar aktivitetet të ndryshme për të moshuarit si brenda institucionit po ashtu edhe jashte tij.

Nga ana tjeter Fatjon Hoxha shprehet se vizitat janë disa nga pjeset më të këndshme për këtë institucion dhe i nxisin të gjithë ata përsona që kanë dëshirë të kalojnë pak kohë me këta të moshuar. Nuk mungojnë rastet kur vizitat i kanë kryer edhe vetë këta të moshuar tëk familjarët e tyre si brenda por edhe jasht vendit.

Drejtori Hoxha shprehet se synimi I tyre si institucion është që tua bëjnë sa më të këndsëhëm qëndrimin në këtë shtëpi. Nga ana tjetër të moshuarit përveç vizitave dhe aktiviteteve të ndryshme që zhvillojnë edhe në brendësi të kësaj shtëpie kanë ambiente dhe aktivitetet të ndryshmë ku gjithashtu mund të ushtrojnë edhe pasionet e tyre.

Artikulli paraprakBERISHA AKUZA GJIKNURIT: KRIMINELI MË I DAMKOSUR, KA DËSHMITARË KUNDËR TIJ
Artikulli tjetër“VENDLINDJA NA BASHKON” NË UNGREJ