Gjate takimit qe Ministria per ceshtjet vendore dhe Agjensia per zbatimin e reformes territoriale organizuan ne sallen e konferencave pane Hotel Colosseo: mbi Transferimin e Funksioneve te reja te Bashkite nje bisede te zgjeruar iu kushtua fondit pyjor qe si kopetence do tu kaloje bashkive.

Drejtori i pergjithshem i pyjeve dhe kullotave Ylli Hoxha informoi se 90 milion leke te reja eshte fondi I levruar per pyllezimin dhe gjelberimin e terrenve te degraduara. Drejtorja e mjedisit ne bashki Aida shllaku tha se shkodra ka 40 perqind siperfaqe pyjore qe kerkon kujdes. Ne vijim te bisedes drejtorja mjedisit, pyjeve dhe ujrave ne bashkine shkoder kerkoi nga qeveria subvencion per familjet ne kete qark qe preken nga moratoriumi, pasi sipas shllakut shume prej tyre qe jetojne ne zona te pyllezuara jetojne me ane te perdorimit te druve.Drejtoria e pergjithshme e pyjeve gjate diskutimeve theksoi se bashkite duhet te jene te vemendshme ne respektimin e ligjit te moratoriumit.

Artikulli paraprak“TRANSFERIMI I FUNKSIONEVE TE REJA TEK BASHKITE”
Artikulli tjetërKONVIKTI “SAFET SPAHIU” ASNJË RIKONSTRUKSION