Ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen nuk duhet që të kalohen në bllok në parlament ku bëjnë pjesë integrimi europian, reforma në drejtësi, gjykata kushtetuese dhe organizimi i prokurorisë.

Ekspertja dhe përgjegjësja e departamentit të së drejtës publike në universitetin e Shkodrës Entela Hoxhaj thotë se duhet që të votohen veçmas. Hoxhaj sjell në vëmendje gjyqtarët e njëanshëm pas 98’ ndaj edhe i quan të domosdoshme këto ndryshime kushtetuese. Pavarësisht propagandës, politika po tenton të kap ndryshimet kushtetuese. Në ndryshimet kushtetuese neni 23 cilësohet si i rrezikshëm. Ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi Hoxhaj i sheh me sy kritik dhe vështirë të zbatueshme. Komisioni i Venecias ka bërë një numër të madh gjetjesh dhe pritet që të sjellë draftin përfundimtar brenda datës 11 mars për ndryshimet kushtetuese dhe më pas pritet të votohet në Parlament.

Artikulli paraprakFORMALIZIMI I DUHANIT, MINISTRIA MBLEDH ADMINISTRATORËT
Artikulli tjetërSHOQATA E PESHKIMIT: ZHDUKET 90% E PESHQËVE NË LIQENIN E SHKODRËS