Ambasadorja zvicerane Ruth Huber ka zhvilluar një vizitë në shkollën profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër për t’u njohur nga afër me punën që po bëhet në këtë shkollë për përgatitjen profesionale të të rinjve. Pasi u njoh me disa nga ambjentet kryesore ku zhvillohen rekrutimet në biznese dhe praktikat e studentëve, ambasadorja Ruth Huber kërkoi që këta nxënës të zhvillojnë aftësitë e tyre në Shqipëri dhe jo të emigrojnë drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Pas vizitës në shkollën “Hamdi Bushati”, ambasadorja Ruth Huber zhvilloi edhe një vizitë në një biznes privat I cili është partner I shkollës prej disa vitesh.

 

Artikulli paraprakSUBVENCIONET E BUJQËSISË, FERMERËT TË PAKËNAQUR
Artikulli tjetërMAMURRAS, BANORËT SËRISH NË PROTESTË