Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare violinistja e njohur shkodrane, Viola Bajraktari. Violinistja Bajraktari vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë,
ku një ditë më parë ka humbur betejën me të, duke mbyllur sytë përgjithmonë.
Ajo ishte një violiniste e talentuar dhe i ka dhënë shumë qytetit të saj, pasi ka ushtruar për shumë vite profesionin e mësueses në artin e violinës,
ndërsa së fundi ka qenë nëndrejtoreshë e shkollës artistike ‘Preka Jakova’, në Shkodër.