28-vjeçari shqiptar, Manuel Qehaj ka humbur jetën tragjikisht dje në spitalin e Cisanello në Itali pas një aksidenti të pësuar ditën e premte.

Aksidenti i rëndë që i kushtoi jetën shqiptarit ndodhi në kryqëzimin midis rrugës Pratale dhe Calcesana. Kryqëzim ky i ndodhur vetëm pak metra larg restoratit “La Greppia” që shqiptari kishte në pronësi prej disa muajsh.

28-vjeçari shqiptar la pas gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Ndërkohë hetuesit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa nesër pritet që familja të tërheqë trupin e të ndjerit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Artikulli paraprakKAPET SHQIPTARI ME 100 KG DROGË NË ITALI
Artikulli tjetërAUTOBIOGRAFIA E MICHELLE OBAMA, LIBRI ME MBI 10 MLN KOPJE