Një këmbësor humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në Rrugen e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth ores 21:00 të mbrëmjes të së premtes në segmentin Milot- Rubik, ndërsa viktime mbeti Mark Lleshi 43-vjeç banues në Fan të Mirdites.
43-vjeçari u përplas nga një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Pjeter Nikolli 63-vjeç banues në Rreshen. Goditja ishte e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme 43-vjeçarit Mark Lleshi, ndërsa policia e cila mbërriti menjehere në vendin e mgjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Nga veprimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë erresira në rruge dhe shpejtësia me të cilen drejtuesi i mjetit i cili siç duket nuk e ka parë viktimen i cili po lëvizte në ane të autostrades, duke sjellë dhe përplasjen fatale. Ndërkohë drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidentin u shoqëria ne polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.