Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën teksa ndodhej në një feste ditëlindjeje. Shkaku i vdekjes së minorenes do të mund të zbardhet vetëm pas autopsisë, për të cilën ka urdhëruar Prokuroria e Messinës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa mediat italiane raportojnë se 5 vjeçarja ishte vajza e një nën italiane dhe babai shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se 5 vjeçarja është ndjerë keq, teksa ishte duke luajtur me bashkëmoshatarët e saj. Në lëkurë i janë shfaqur pulla të kuqe, ndërsa ka humbur ndjenjat.

Prindërit e 5 vjeçares i kanë hedhur ujë për t’u përmendur, transporti drejt spitalit është kryer brenda pak minutash, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur të rikthejë në jetë të miturën.

Nga simptomat që ka shfaqur e mitura, mjekët dyshojnë se ajo mund të ketë pësuar një goditje anafilaktike ose një aneurizëm.

Aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e cila rrezikon seriozisht jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut.

Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital.

Artikulli paraprakPUNËTORI SHQIPTAR BIE NGA LARTËSIA,DEMTOHET RENDE
Artikulli tjetërARTISTËT SFIDOJNË RAMËN: PARAQESIN PROJEKTIN QË RUAN GODINËN AKTUALE TË TEATRIT KOMBËTAR