Një 54-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në spital, pasi ka konsumuar fostoksinë. Zyrtarisht, policia njofton se 54-vjeçarja L.C. është vetëhelmuar me fostoksinë në banesën ku jetonte në Manati të Lezhës.
Gruaja është transportuar fillimisht në spitalin Rajonal, ku mjekët vlerësuan se gjendja e saj ishte e rëndë dhe urdhëruan që të transportohej drejt Tiranës. Në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet, pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, gruaja ka ndërruar jetë
. Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, njofton Policia.