Kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar disa ditë pushime, por ka gjetur vdekjen në Shqipëri.
Burime nga policia thanë se ka humbur jetën një pushues gjerman.Ngjarja ka ndodhur në një kompleks turistik në Golem.Shkaqet e vdekjes janë natyrale.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 07.07.2018, gjatë natës, në një kompleks turistik në Golem, ka vdekur shtetasi O.A, 77 vjeç, banues në Gjermani.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral, nga një atak kardiak.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.