Një i mbytur në plazhin e Velipojës. Një person rreth moshës 70 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë.70 vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë. Dyshohet se 70 vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg. Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR – VELIPOJË, PËRPLASEN 2 AUTOMJETE
Artikulli tjetërHUMB JETËN NË VELIPOJË, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN