Një i ri ka humbur jetën në Fier këtë pasdite. Dyshimet e policisë janë se 20-vjeçari Sh.V. është vetëvarur.

Policia njofton se: rreth orës 17:27, në fshatin Bishan, është gjetur nga familjarët në banesë, në gjendje të rëndë shëndetësore Sh.V., 20 vjeç.

Gjatë rrugës për në spital, i riu ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh..V është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHQIPTARI GJENDET I VDEKUR,DYSHOHET VETEVRASJE
Artikulli tjetërGJENDET E BRAKTISUR ÇANTA ME DROGË