Prej dy ditësh një 15 vjeçar nga Postriba në Shkodër ka humbur kontaktet me familjen. Babai i tij, shtetasi Agim Bibaj tregon se i biri 15 vjeçar është nisur në mëngjes për në shkollë por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur. Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim pasditen e 11 nëntorit në policinë vendore të Shkodrës. Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15 vjeçari dhe se përse është larguar.
Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë. Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e kërkojnë nëna, vëllezërit dhe motra. Arsyeja e largimit sipas babait është se ai i ka bërtitur djalit të tij që të mos bëjë një sjellje të keqe dhe nga frika i ka treguar shokëve se do të largohet nga banesa. Pas denoncimit forcat e policisë por edhe familja e 15 vjeçarit janë vënë në kërkim të tij.