Një 23-vjeçar këmbësor është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë.

“Shtetasi D.C, rreth 28 vjeç, banues në Shupenzë, duke drejtuar automjetin tip ‘Passat’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin D.K, rreth 23 vjeç, këmbësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dëmtuari u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakSHQIPTARI THER GRUAN ME THIKË NË SY TË NIPËRVE
Artikulli tjetër“PRANDVERË ME KANGË” NË SHKODËR