Një 50 vjecar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.

Sipas të dhënave nga vend i ngjarjes behet me dije se viktimë e këtij aksidenti është 50 vjeçari, Pashk Çuku, banues në Velipojë i cili po udhëtonte në këtë segment rrugor por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur anësor. Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjajrjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. Sipas të dhënëave nga policia e Shkodrës bëhet me dije se 50 vjecari po udhëtonte në rrugën kryesore në afërsi të stacionit të Policisë në Velipojë, ku nga shërbimet e e policisë të cilët kanë konstatuar një autoveture me targa të huaja AP 201 A, me drejtues shtetasin Pashk Çuku, 50 vjeç, banues në Velipojë, i cili ka dalë nga rruga dhe për pasojë është perplasur me një mur anësor. Drejtuesi i mjetit u transportua për në spitalin Rajonal Shkodër ku aty gjeti dhe vdekjen.

Artikulli paraprakFEMIJA KAMIKAZ, DËSHTON SULMI ME BOMBË NË GJERMANI
Artikulli tjetërSTAR TREND – 16.12.2016