Nje aksident I rende eshte regjistruar mbremjen e se dieles, ne lagjen Skenderbeg te qtytetit te Shkodres. Nje motorciklete, eshte gjetur e perplasur ne toke nga banoret e lagjes Fermentim, te cilet kane njoftuar menjehere forcat e policise per zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarje.
Sipas burimeve te policise se Shkodres behet me dije se pikerisht drejtuesi I motorcikletes nje 25 vjecar me incialet M.P , duke drejtuar mjetin tip motorciklete pa targa, ka humbur drejtimin e mjetit dhe eshte perplasur me murin anesor te rruges. Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes, 25 vjecari ka marre demtime te shumta ne koke dhe trup dhe eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Shkodres ne gjendje kritike per jeten. Blute e Shkodres, pervec hetimeve per kete ngjarje, kane leshuar nje apel per te gjithe drejtuesit e mjeteve qe te jene te kujdesshem ne menyre shmangien e aksidenteve ne rruget e Qarkut te Shkodres.