Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek R. K., 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.