Një ditë pas aksidentit tragjik të velipojës ku humbën jetën 4 të rinj, dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, kanë reaguar autoritetet shtetërore.
Policia e shkodrës ka vendosur goma dhe zhavorr në vendin ku makina tip “bmw” doli nga rruga dhe ra në kanalin 3 metra të thellë të hidrovorit në vilu. Sipas njoftimit të mëhershëm të policisë, vetëm 2 muaj më parë, në një aksident që cilësohet identik, humbi jetën një tjetër person. Efektivët e shkodrës, thonë se kjo pjesë rruge është e pa asfaltuar dhe e pandriçuar.