Me dy aeroplanë ushtarakë, kanë mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit trupat e 45 viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari. Trupat e pajetë do t’u dërgohen fillimisht në banesa familjarëve, e më pas do të përcillen për në banesën e fundit. Homazhet në nder të tyre do të mbahen në sheshin ‘Skënderbej’ nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Të pranishme në Aeroportin e Shkupit në momentin e mbërritjes ishin edhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolli, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.