Dy turiste, rezidente në Angli, kanë kërkuar ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës, rreth orës 15:15. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet.

Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë. Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë

Artikulli paraprakVUÇIÇ: S’KA ZGJIDHJE PËR PROBLEMET NË KOSOVË DERISA NUK NDRYSHOJNË RRETHANAT NË BOTË
Artikulli tjetërVOLEJBOLLI I MESHKUJVE E NIS ME FITORE, VLLAZNIA MUND ELBASANIN 3-1