Identifikohet viktima e aksidentit ne hyrje ne qytetit te Lezhes. Ai eshte Roland Gazulli 42-vjeç nga fshati Dajc i Lezhes.

Aksidenti ndodhi reth orës 20:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ AKSIDENT ME VDEKJE NË HYRJE TË SHËNGJINIT
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 13 SHKURT 2023, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT