Reagojne familjaret e Kleotos Çeliku i cili humbi jeten nje vit me pare teksa po punonte ne nje pusete te ujerave te zeza.

Ai u asfiksua nga gazi toksik brenda pusetes duke gjetur vdekjen e menjehershme. Nje vit pas kesaj ngjarje familjaret daja Fatos Hasaj dhe nena e tij Sanije Çeliku shprehen se nuk kane asnje lloj ndihme dhe se dy djemte po rriten me shume veshtiresi.

Kane kerkuar disa here mbeshtetje financiare por institucionet kane heshtur ndersa ka akuza nga familjaret se po tentohet te fshihet ajo ngjarje dhe te mos zbardhet e verteta.

Familjaret kerkojne drejtesi per Kleotosin i cili humbi jeten ne krye te detyres si punonjes i ndermarrjes se ujesjellesit.

Artikulli paraprakSOT FINALJA E VOGËL E BOTËRORIT BELGJIKË-ANGLI, KRENARIA E TRAJNERËVE, DUAN VENDIN E TRETË
Artikulli tjetërKUVENDI KA 66 DEPUTETË ‘MEMECË’, JA KUSH E KRYESON LISTËN