Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi teksa po udhëtonte me motoçikletë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur 45-vjeçari me inicialet A.H., banues në Durrës.
Mësohet se fatmirësisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.