Futbollisti i shumëpritur tek Vllaznia Hygor Gumaraes është rikthyer nga Brazili në Shkodër duke nisur seancat stërvitore me kuqeblutë. Sapo ka mbërritur Hygor në një intervistë për Star Plus tregon momente e vështira pas ndarjes nga jeta të nënës së tij si dhe çfarë pret nga Vllaznia dhe synimet për të ardhmen.

Hygor tregon se i ka munguar Shkodra dhe se është surprizuar nga numri i mad hi tifozëve, lojtarëve, stafit dhe gjithë të tjerëve që i janë gjendur pranë përmes mesazheve të fundit teksa ishte pranë nënës së tij në Brazil e cila nuk mundi të shpëtojë

“Po faleminderit. Më ka munguar Shkodra, më ka munguar Shqipëria. Po po lajm i keq për mua ,për familjen time, ndarja nga jeta e nënës por jeta vazhdon dhe hap pas hapi duhet që të bëhem mirë. Disa ditë nuk kemi qenë aspak mirë, është e vështirë për mua dhe familjen por siç e thashë jeta vazhdon dhe duhet që të bëhem i fortë.

Tani mund të them se jam i lumtur për faktin që rikthehem për të luajtur sërish dhe kjo mbetet më e rëndësishmja tani. Shumë tifozë, lojtarë, trajnerët, menaxherë, skuadra dhe të gjithë më kanë mbështetur në këto momente të vështira. Unë kam marrë shumë mesazhe në Instagram dhe Facebook dhe kjo është gjë shumë e mirë nga ana juaj sepse unë nuk kam shumë kohë në Shkodër”.

Sa i përket Vllaznisë Hygor pret që kuqeblutë të luajnë njëjtë me ekipet e mëdha dhe të marrin fitore në çdo ndeshje. Brazilianit i pëlqen Shkodra dhe thotë se mund të qëndrojë për shumë vite por nuk mohon se qëllimi i tij është nënshkrimi me ndonjë ekip të madh në Europë

“Tani skuadra në disa momente nuk ka qenë mirë dhe disa herë po dhe kjo është normale sepse kampionati është i gjatë por unë mendoj se tani pas një muaj stërvitje në ndërprerjen e kampionatit duhet që të bëhemi të fortë dhe të futemi në fushë me këmbë të mbarë dhe na duhet që të marrim sa më shumë pikë dhe të luajmë si një ekip i madh dhe të fitojmë çdo ndeshje. Jam munduar që të lexoj mediat online për Vllazninë kur isha në Brazil por jo aq shumë sepse ishin momente të vështira për mua dhe nuk kam patur shumë kohë.

Tani për qëndrimin ose jo tek Vllaznia në fund të sezonit nuk di çfarë të them. Nuk është vështirë të qëndrosh tek Vllaznia, mua më pëlqen Shkodra, më pëlqejnë tifozët dhe kjo është më e rëndësishmja. Kur punon në një vend që je i lumtur nuk është aspak e vështirë që të qëndroj edhe një vit, dy vite apo shumë vite tek Vllaznia. Natyrshëm që duhet të presim se si do të jetë situata me ekipin dhe qëllimi im është që të shkoj dhe të luaj në ndonjë kampionat të madh në një shtet tjetër me ndonjë ekip të madh me 30 mijë tifozë mbase por nuk është problem edhe nëse qëndroj këtu sepse më pëlqen Shkodra”.

Shumë shpejt Hygor pret që të jetë 100% gati ndërsa nëse do të shënojë ashtu siç presin tifozët e Vllaznisë golat do t’ia dedikojë nënës së tij e cila nuk jeton më.

“Ne jemi gati. Vllaznia është më e fortë, ka bërë fazën përgatitore, kemi lojtarë të mirë kanë ardhur edhe lojtarët e rinj dhe unë mendoj që brenda këtyre ditëve jemi të gatshëm që të marrim fitore në çdo ndeshje. Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola për Vllazninë sepse do të më bënte shumë të lumtur.

Nëse shënoj në ndeshjen tjetër pas Flamurtarit goli do të jetë për mamanë time që është në qiell. Nuk jam 100% i gatshëm fizikisht por takimin pas Flamurtarit mund të luaj 20 minuta dhe kështu shtoj minutat nga ndeshja në ndeshje dhe për pak kohë jam 100% i gatshëm”.

Nga 13 blerjet e Vllaznisë në merkaton e verës Hygor ishte i vetmi që bëri diferencën tek Vllaznia duke shënuar gola dhe duke zhvilluar ndeshje të mira dhe duke u kthyer shumë shpejt në një lojtar i rëndësishëm për ekipin por edhe i dashur për tifozët. Në muajin nëntor shkoi në Brazil me leje të klubit për t’ju gjendur pranë nënës së sëmurë e cila fatkeqësisht u nda nga jeta dhe tashmë është rikthyer sërish tek Vllaznia.

Artikulli paraprakÇIKLIZËM, BESMIR BANUSHI FIRMOS ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 20.01.2020