17-vjeçari shqiptar nuk ka për t’i parë më prindërit dhe motrën e tij, të cilët humbën jetën gjatë një aksidenti rrugor pak ditë më parë në Greqi. Ata po ktheheshin nga një dasmë nga Shqipëria dhe po ikin në Greqi, kur makina e tyre u përplas nga një kamion në zonën e Domokos. 17-vjeçari ishte i vetmi i mbijetuar, ndërsa nga spitali ku është i shtruar tregon moment e aksidentit që mban mend në mënyrë të turbullt.

I mitur sqaron se është nxjerrë jashtë makinës nga daja i tij, i cili ishte po ashtu rrugës në kthim pas makinës së tyre, ndërsa fillimisht mendoi se prindërit e motra të ishin në koma, por kurrsesi që të kishin nderruar jete.

“Më ra të fikët. Pas pak erdhi dhe daja që u kthye, po udhëtonim bashkë dhe më nxori nga makina dhe më pas thirrën ambulancën dhe më mori. Po shikoja nga dritarja dhe papritmas dëgjova nënën dhe motrën duke bërtitur. Na ka goditur një makinë, nuk më kujtohet se çfarë ishte, në parakolp dhe filluam të rrotulloheshim dhe goditëm kamionin.

Para aksidentit dëgjova një bori dhe supozova se ishte një makinë dhe jo një kamion. Kur më mori ambulanca, nuk e dija se çfarë kishte ndodhur, mendova se të gjithë kishin rënë në koma dhe isha vetëm unë zgjuar sepse isha ulur prapa. Në spital mora vesh që kishin nderruar jete”, tha 17-vjeçari.

Ai shprehet se ka marrë plagë të rënda në trup dhe do i nënshtrohet tre operacioneve sakaq kërkon që personi që shkaktoi aksidentin të tregojë ngjarjen para autoriteteve.

“Këmba dhe krahu im kanë nevojë për operacion në tre vende, koka më ka qepje dhe ndonjëherë kam marrje mendsh. Unë kërkoj vetëm që personi që shkaktoi aksidentin të rrëfejë aktin e tij. Ne ishim ndalur në Meteora duke u kthyer nga Shqipëria dhe më pas pak më tej nga Domokos na goditi një kamion, me pasojë prindërit dhe motra ime nderruan jete”, tha ai.

Aksidenti i rëndë ndhi më 15 nëntor 2021 ku makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një cisternë, ku humbi jetën shoferi 46-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare dhe vajza e tyre 22-vjeçare.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT DUAN TË IKIN SËRISH, APLIKIMET PËR AZIL NË GUSHT TEJKALOJNË NIVELET E PARA PANDEMISË
Artikulli tjetërPAS 500 VITESH, KETE JAVE NDODH…