Një turist gjerman kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në malin e Dajtit. Policia ka rritur që ta gjejë pas disa orësh, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë turistit gjerman.
Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i tij, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.