Ngjarjet e rralla nuk ndodhin vetëm në sportin e futbollit por edhe në fushat e tjera sportive.Një moment i çuditshëm ka ndodhur në ATP Cup.
Tenisti grek Stefanos Tsitsipas teksa përballej me australianit Nick Kyrgiosit humbet një set dhe në formë zemërimi humbet toruan. Tsitsipas e lëshon raketën e tij me forcë duke e lëshuar drejt stolit ku ndodhej babai i tij Apostolas.
Ky i fundit u gjakos në krahë. Megjithatë, ky moment nuk përfundoi me kaq, pasi që Stefanos më pas u qortua nga nëna e tij, Julia, e cila u ngrit në këmbë nga tribunat për t’i bërtitur djalit të saj.