Rreth 30 milion leke të reja detyrime të pashlyera të biznesit dhe individeve të ndryshem ndaj bashkisë Lezhë, nuk mund të merren, pasi nuk justifikohen me dokumentacion financiar dhe ligjor.Bëhet fjalë për gjoba të ndryshme kryesisht ndaj sipermarrjeve të ndërtimit të cilat janë vendosur para vitit 2010, ku bashkia paraqiti projekt-vendimin në Këshillin Bashkiak për heqjen nga kontabiliteti i debitoreve.

Por kjo kërkese e Bashkisë solli kundërshtim të një pjesë të këshilltareve, të cilët e konsideruan të padrejte faljen e këtyre detyrimeve.

Por pavarësisht disa kundërshtimeve ky projekt-vendim u miratua me 13 vota pro, 3 ishin kundra dhe 7 këshilltare abstenuan.

Artikulli paraprakTRAFIK I RËNDUAR NË PRAG TË VITIT TË RI
Artikulli tjetërPROCESI I MARTIRIZIMIT TË AT ANTON HARAPIT