Vllaznia të dielën udhëtoi drejtë Durrësit për ndeshjen e rradhëst atë ndaj Teutës. Në këtë ndeshje pritej edhe kthimi i rezultateve aq më tepër ndaj skuadrës në fjalë por nuk ka ndodhur kështu.
Ka qënë Çyrbja po i njëjti autor i golit si në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriç” që ka shënuar edhe në këtë takim duke i bërë shkodranët që sërish ti rikthehen humbjes. Edhe pse trainer Gjoka në deklaratën e ti para ndeshjes u shpreh se ndaj tuetës ska alternativë tjetër përveç fitore kjo gjë nuk ka ndodhur. Në 10 ndeshje të luajtura Vllania vazhdon e pozicionuar në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë kjo falë gabimeve të njëpasnjëshme të saj. Njësoj si në ndeshjet e tjera ekipi kuqeblu tregoi se në mbrojtje dhe në sulm tolerojnë sëtepërmi e si pasojë e kësja pësohen edhe golat ku në ndeshjen ndaj Teutës u shënua që në minutën e 15 .
Rastet nuk është se lojtarëve të Vllaznisë u kanë munguar por në asnjë moment nuk kanë arritur të gjejnë rrugën drejtë portës. Vetëm 5 minuta pasi Teuta ka shënuar është Çinari ai që ka mundësinë për barazuar rezultatin por gjuajtja e tij përfundon në shtyllën e djathtë të portës durrsake. Por raste për të shënuar në këtë takim ndërmjet Teutës dhe Vllaznisë kanë pasur edhe Atsina apo Orelesi gjithësesi këto tentative kanë qënë pa fat. Përpjekjet vazhdojnë për të dy ekipet por rezultatin mbetet i njëjtë edhe pse trainer Ernest Gjoka bëri zëvëndësimet Bardullën për Tafilin e më pas Ribajn për Likën por rezultati mbetet po i njëjtë. Traineri Gjoka pas ndeshjes është shprehur se ekipi po vuan faktin se janë të rrezikuar për të rënë nga kategoria e kjo i bën ata të jenë nën presion.
Në momentin e parë që do të arrijmë te fitorja besoj se ekipi do të gjejë qetësinë. Kam besim se mund ta kalojmë këtë moment të vështirë dhe besoj se në ndeshjet në vijim do të bëjmë më mirë”, është shprehur Gjoka ndër të tjera . Në kampin kuqeblu është punuar intensivisht për të marrë fitoren ndaj Teutës e kjo gjë nuk ndodhi por tashmë ekipit i duhet ti rikthehet stërvitjes menjëherë pasi të mërkurën ka një tjetër ndeshje që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Duke marrë parasyshë që si rival do të kenë ekipin e Lushnjes e cila pozicionohet në vendin e fundit të renditjes synimi për të marrë fitoren e rradhës do të jetë objektiv kryesorë për të dyja skuadrat .