Presidenti Ilir Meta ka mbështetur Shqipërinë pas humbjes minimale me Turqinë. Meta shprehet se pavarësisht një goli shtrembaluq, i cili për hir të së vërtetës ishte gafë e Strakoshës dhe rezultoi fatal për shpresat e Shqipërisë për EURO 2020.

Po ashtu, ai shton se lojtarët shkëlqyen për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Meta i shpreh mirënjohje kombëtares dhe forca për të ardhmen.

“Pavarësisht një goli shtrembaluq, kuqezinjtë shkëlqyen për karakterin që treguan dhe shpirtin e ekipit. Mirënjohje dhe Forca për të ardhmen!” ka shkruar Meta.

Artikulli paraprakGAFË NË MBROJTJE, TURQIA FITON 1-0
Artikulli tjetërI ‘DHUROI’ FITOREN TURQISË, STRAKOSHA: GABOVA, JA Ç’MË THA BABAI! TRAJNERI: MËKAT! BËMË NDESHJE PERFEKTE