Renditja në Ligën e Kombeve këtë vit do të përcaktojë edhe renditjen në vazo në shortin e Euro 2024 për skuadrat pjesëmarrëse. Vendi i parë në grup garantonte matematikisht praninë ne vazon e dytë në short dhe atë pozicion tashmë do ta gëzojë Izraeli,

Sipas formulës, katër skuadrat e para në grupet e Ligës B do të renditen në vazon e dytë, ashtu si edhe e dyta më e mirë. Kjo do të thotë se shanset për Shqipërinë që ta arrijë një gjë të tillë janë ekzistuese vetëm në teori.

Aktualisht skuadra e dytë më e mirë në të gjithë grupet është Serbia, me po aq pikë sa Ukraina, 10 të tilla, teksa e para ka golavarazhin 11-5 dhe e dyta 10-4. Në teori, Shqipëria e cila ka golavarazhin 3-5, duhet të fitojë me një goleadë të thellë historike ndaj Islandës dhe të shpresojë që këto dy përfaqësuese të humbin me goleada.

Që një gjë e tillë të ndodhë në praktikë, duket plotësisht e pamundur. Ndaj me shumë mundësi, Shqipëria do të renditet në vazon 3 në shortin e Europianit, duke pasur të paktën 2 skuadra më të forta në vazot sipër saj. Pa harruar këtu se në vazot më poshtë ka ekipe shumë të vështira si Turqia, Greqia, Gjeorgjia, Bullgaria apo edhe Kosova e Maqedonia e Veriut./Panorama Sport

Artikulli paraprakNIS PROCESI I VOTIMIT NË ITALI, EVROPA “MBAN FRYMËN” PËR NGJITJEN NË PUSHTET TË EKSTREMIT TË DJATHTË
Artikulli tjetërPAS GATI 10 VITESH HISTORI DASHURIE, MARTOHET SOT ARMINA MEVLANI DHE SHKËLZEN BERISHA! DASMA ME 300 TË FTUAR DHE DETAJET QË TËRHOQËN VËMENDJE