Anghel Iordanescu është shkarkuar për herë të tretë prej postit të trajnerit të kombëtares rumune.
Presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, i e ka falënderuar Iordanescun për punën që ka bërë për skuadrën. “Dua që ta falënderoj për faktin se pranoi të merrte detyrën që më parë i përkiste Victor Piturca dhe për kualifikimin që arriti. Për ne ishte një hap i madh pasi për herë të fundit kishim marrë pjesë në një kompeticion të madh në ‘Francë 1998’”, ishte komenti i Burleanus. Kujtojmë 66-vjeçari kështu mbylli sot aventurën e tretë te Rumania. Pas aventurave së viteve 1993-1998 dhe 2002-2004.