Vllaznia largon trajnerin Mirel Josa, i cili e mori drejtimin e skuadrës në fund të sezonit të kaluar. Tekniku kryeqytetas ka regjistruar 5 ndeshje pa fitore në kampionat dhe dy vendet e para janë shkëputur tashmë e klubi shkodran ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin pas humbjes 2-0 në Laç.
Komunikata e klubit të Vllaznisë:
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme! Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”.
Pas 26 javëve kampionat, Vllaznia mban vendin e 4 me 37 pikë, 7 më pak se Partizani dhe Tirana kur duhet të luhen edhe 12 javë deri në fund. Aktualisht, ekipi shkodran është në zonën europiane por rrezikon shumë sepse në garë mbeten edhe Erzeni dhe Egnatia.