Hungaria ka rritur përpjekjet për të frenuar fluksin e emigrantëve nga Serbia duke rritur lartësinë e telave me gjemba, me 3 radhë, dhe duke ndërtuar gardhe hekuri. Rrjetat e telave me gjemba shtrihen aktualisht përgjatë të gjithë kufirit 177 metra me Serbinë dhe patrullohet nga policia kufitare. Por pavarësisht kësaj afro 3800 emigrantë arritën të kalojnë kufirin ditën e djeshme (30 gusht), shifra e dytë më e lartë gjatë një dite.

Këtë mëngjes, qindra burra, gra e fëmijë u panë duke fjetur në një park në qendër të Beogradit përpara se të niseshin drejt kufirit hungarez. Përveç gardheve e telave, kryeministri hungarez, Viktor Orabn ka njoftuar për planet që ka qeveria për të dënuar njerëzit që hyjnë në vend ilegalisht. Rreth 300 mijë njerëz kanë mbërritur në Europë këtë vit pas konflikteve dhe vështirësive në Lindje të Mesme e Afrikë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, TIFOZËT KËRKOJNË LLOGARI PËR SITUATËN AKTUALE
Artikulli tjetërEMIGRANTËT MINORENË, NJË DRAMË QË TRONDIT ITALINË