Të paktën 7 persona kanë humbur jetën e ndërsa 19 të tjerë janë shpallur të zhdukur pas përmbytjes së anijes në lumin Danub, në kryeqytetin hungarez, Budapest. 33 turistë, kryesisht nga Koreja e Jugut ishin në bord, teksa anija u godit nga një tjetër anije gjatë kohës që po ankorohej.

Incidenti është regjistruar rreth orës 22:00 të natës së të mërkurës. Lumi Danub, një prej destinacioneve më tërheqëse për turistët, ishte fryrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar rryma të forta. Anija e përmbysur, e identifikuar si “Hableany” (Sirena), kishte dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash për lundrime turistike.Kërkimet kanë nisur menjëherë, por ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se për shkak të rrymave të forta, sa më shumë kohë të kalonin aq më e pamundur bëhet gjetja e trupave.

Ministria e jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë janë shpallur të humbur dhe njoftuan se qeveria do të dërgojë një ekip të zyrtarëve në Hungari, për të bërë të mundur gjetjen e të zhdukurve. Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit, Lee Sang-moo, tha se mes të zhdukurve është edhe një fëmijë.

Artikulli paraprakJEPET DËNIMI PËR VRASËSIN E SHQIPTARIT, JA DËMSHPËRBLIMI PËR FAMILJARËT E TIJ
Artikulli tjetërPLAZH NË FUNDJAVË? JA SI PARASHIKOHET TË JETË MOTI